Sulm me thikë në një stacion policie të Parisit, raportohet për katër viktima

E Enjte, 03 October 2019 15:30

Sulm me armë në një stacionin qendror të Policisë në Paris të Francës, nga ku kanë mbetur të vrarë katër efektivë, raportojnë mediat franceze. Po sipas tyre, agresori është vrarë, ndërsa nga sulmi me thikë mbetën të plagosur dhe disa persona të tjerë.

Mësohet se agresori ishte pjesë e stafit dhe në momentin e sulmit ai po tentonte të hynte në ndërtesën e policisë. Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi Policia Franceze ndërmori një grevë në të gjithë vendin lidhur me dhunën në rritje kundrejt efektiveve. Kryeministri Eduard Philippe gjendet ne vendngjarje dhe dënoi sulmin. Motivet janë ende të paqarta dhe për zbardhjen e tyre është nisur një hetim.

Login to post comments