Shtetrrethim në Bagdad, vriten nga përplasja me policinë 42 persona në Irak

Premte, 04 October 2019 21:16

42 persona janë vrarë që nga fillimi i protestave antiqeveritare në Irak në fillim të kësaj jave. Të paktën 2.500 civilë janë plagosur gjatë tre ditëve të fundit.

Në një zhvillim të kohëve të fundit, një aktivist civil i tha “Anadolu Agency” se policia hapi zjarr të premten ndaj protestuesve që po përpiqeshin të thyenin shtetrrethimin në Bagdad.

Protestuesit kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe përfundimin e korrupsionit. Forcat e sigurisë kanë hapur zjarr ndaj protestuesve për t’i shpërndarë ata, duke shkaktuar viktima masive.

Të enjten, autoritetet irakiane vendosën një shtetrrethim të pacaktuar në Bagdad në përpjekje për të shuar protestat.

Kryeministri Adel Abdul Mahdi tha që shtetrrethimi do të ruajë rendin publik dhe do t’i mbrojë protestuesit nga “të infiltruarit”.

Ai shtoi se forcat e armatosura do të lejojnë lëvizjen për raste humanitare dhe udhëtarët që përdorin Aeroportin e Bagdadit.

Ndërkohë, autoritetet irakiane njoftuan shtetrrethimin në provincat Dhi Qar, Maysan, Najaf dhe Babil.

Kryetari i Parlamentit Mohamed al-Halbousi u bëri thirrje përfaqësuesve të protestuesve për bisedime në kuvend për të diskutuar kërkesat e tyre, sipas Agjencisë zyrtare të Lajmeve Irakiane.

Login to post comments