Më 13 gusht të vitit të kaluar Christopher Lee Watts i rrëfeu policisë se kishte vrarë gruan e tij shtatzënë dhe dy vajzat e tij, por pa dhënë një arsye bindëse se çfarë e shtyu të kryente këtë krim makabër.
Por një vit më pas, 34-vjeçari i ka rrëfyer edhe shkakun e vërtetë shkrimtares Cheryln Cadle, e cila po shkruan një libër mbi historinë e tij.
Ai i ka treguar se gjithçka nisi pasi njohu Nichol Kessinger, e cila shumë shpejt u kthye në dashnoren e tij dhe i premtonte djalin e tij të parë.
Jam akoma i dashuruar me Nichol, shkruan ai në një prej letrave që i dërgon shkrimtares, duke shtuar më tej se nëse nuk do ta kishte njohur atë nuk do i kishte vrarë gruan Shanann e vajzat Bella, 4 vjeçe dhe Celeste 3 vjeçe, pasi kishin pasur një jetë të lumtur deri në ato momente. “Gjithçka që ndjeja ishte dëshira për të qenë i lirë me Nikki-n. Ndjenjat e dashurisë për të po më mposhtnin mua. Nuk ndjeja pendim”, shkruan ai.