Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t'i japë çmimin Nobel për paqen për vitin 2019, kryeministrit etiopian Abiy Ahmed për përpjekjet e tij për të arritur paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, por dhe iniciativave të tij vendimtare për zgjidhjen e konfliktit kufitar me Eritrean fqinje.
Që nga marrja e pushtetit, Abiy Ahmed, ka udhëhequr edhe rolin e grave në politikë. Në 20 postet ministrore në qeverinë e tij, gjysma ishin gra të emëruara prej tij, përfshirë ministren e parë të mbrojtjes për vendin.
Pas dhënies së çmimit ka reaguar edhe Kryeministria e Etiopias: Kryeministri Abiy Ahmed fituesi i çmimit Nobel 2019 për paqen. Jemi krenar si Komb, shkruhet në deklaratën zyrtare të kryeministrisë.