Gjykata e Apelit: Të dhënat financiare të Presidentit Trump t'i dërgohen Kongresit

Premte, 11 October 2019 18:34

Sipas vendimit të një gjykate federale të apelit të dhënat financiare të Presidentit Donald Trump duhet t'i dorëzohen Dhomës së Përfaqësuesve.

Gjykata e Apelit e Uashingtonit tha të premten sekompania Mazars, e cila ka kryer shërbime kontabiliteti për zotin Trump, duhet t’i dorëzojë Kongresitdokumentet e kërkuara.

Pas këtij zhvillimi presidenti Trump mund të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë.

Komisioni për Mbikëqyrjen dhe Reformë Dhomën e Përfaqësuesve i kishte bërë një kërkesë zyrtare kompanisë Mazars që në muajin prill. Kërkesa i referohet dokumenteve nga viti 2011 deri në 2018-n të cilat Dhoma e Përfaqësuesve i sheh meinteres për të hetuar mbi vërtetësinë e deklaratave të presidentit mbi të ardhurat financiare të tij dhe pagesën e taksave si dhe për konflikt të mundshëm interesi.

Gjykatësja federale Neomi Rao, e cila është emëruar nga Presidenti Trump, nuk u pajtua me vendimin e trupit gjykues të përbërë nga tre anëtarë. Gjykatësit e tjerë janë Patricia Millett e emëruar nga Presidenti Barack Obama dhe David Tatel, i emëruar nga Presidenti Bill Klinton.

Login to post comments