Policia britanike ka goditur një grup të trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të prostitucionit. Katër persona janë shpallur fajtorë për trafikimin e femrave nga Sllovakia në Glasgow dhe detyrimin e viktimave të tyre për prostitucion dhe martesa të rreme.
Gratë ishin transportuan në disa banesa në zonën e Govanhill midis 2011 dhe 2017, pastaj u shfrytëzuan nga banda. Një viktimë u shit për 10,000 paund jashtë një dyqani në Rrugën Argyle të qytetit.
Vojtech Gombar, 61 vjeç, Anil Wagle, 37 vjeç, Jana Sandorova, 28 vjeç dhe Ratislav Adam, 31 vjeç, mohuan akuzat por u shpallën fajtorë nga Gjykata e Lartë në Glasgow.
Ata do të dënohen muajin tjetër. Policia, e cila goditi bandën e trafikimit në një operacion pesë-vjeçar të quajtur Operacioni Synapsis, i përshkroi krimet si “të përçmueshme”.
Policia fillimisht u vu në dijeni për trafikimin dhe shfrytëzimin e grave në vitin 2014 por operacioni zgjati tre vite para se rreth 70 oficerë të bastisnin katër banesa në zonën Govanhill të Glasgow, duke çuar në arrestimin e Gombar, Wagle, Sandorova dhe Adam.