Tragjedia: 39 të vdekurit në Essex ishin shtetas kinezë, kamioni vinte nga Belgjika

E Enjte, 24 October 2019 11:59

BBC njoftoi se 39 personat q ëu gjetën të vdekur në një kamion frigoriferik në Essex, Angli, ishin shtetas kinezë.

Policia  e Essex tha se kombësia e viktimave nuk u njoh menjehërë dhe se një identifikim zyrtar do të kërkonte kohë të gjatë.

Kamioni u dërgua në një vend të sigurtë në Tilbury Dock të mërkurën, me qëllim që viktimat të hiqeshin prej aty duke u mbrojtur dinjiteti i tyre.

Policia vazhdon të marrë në pyetje shoferin e kamionit, Mo Robinson, 25 vjeç, i cili u arrestua me dyshimet për vrasje.

Oficerët e Policisë në Irlandën e Veriut kanë bastisur dy shtepi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po po punonte për të identifikuar grupet e krimit të organizuar që mund të kenë luajtur rol në këtë trafik.

Traileri mbërriti në Purfleet nëpërmjet lumit Thames, nga Zeebruge e Belgjikës.

Mjekët e një ambulance u gjetën trupat e 38 personave të rritur dhe një adoleshenti në kontenier në parkun industrial Waterglade në orën 1:30 BST.

Në fillim u tha se kamioni vinte nga Bullgaria, por më vonë oficerët zbuluan se ai kishte hyrë në Britani nga Belgjika./SYRI.NET

SHOFERI I KAMIONIT

Image

ITINERARI I KAMIONIT

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...