Të paktën tre persona kanë humbur jetën pas përmbytjeve që goditën jugun e Francës, konfirmoi Ministria e Brendshme e Francës. Rreth 2,000 zjarrfikës u vendosën në rajon, ku lumenjtë dolën nga shtratet e tyre, bllokuan rrugët dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme.
Nuk dihet nëse një grua 68-vjeçare që ishte shpërngulur nga shtëpia e saj në Béziers është në mesin e fatkeqësive.
Përmbytjet gjithashtu shkatërruan pjesë të veriut të Italisë dhe Spanjës këtë javë, ku vdiqën tre persona. Në një deklaratë, ministria franceze e brendshme tha se shiu i madh tani po zhvendoset drejt Korsikës veriore.
“Gjatë tre ditëve të kaluara, stuhi veçanërisht të mëdha kanë goditur jugun e Francës, duke shkaktuar tre vdekje dhe dëme serioze në rajon,” tha Ministria Franceze e Brendshme në një deklaratë.
“Shiu vazhdon dhe tani po prek bregdetin lindor të Haute-Corse. Të gjithë duhet të qëndrojnë vigjilentë”-shtoi ministria.