VIDEO/ Danimarkë, fari 120-vjeçar rrezikonte të binte në det, spostohet për diku tjetër…me rrota

Hënë, 04 November 2019 12:40

Në Danimarkë, një far 120 vjeçar, 23 metra i lartë, që rrezikonte të binte në det, u zhvendos larg bregdetit të Detit të Veriut, me ndihmën e rrotave dhe shinave.

Fillimisht ai u ndërtuar rreth 200 m larg nga bregdeti por errozioni ndër vite kishte gërryer kodrën ku ai qëndronte dhe tani fari ndodhej vetëm 6 m larg nga maja e kodrës që binte thikë mbi det.

Fari është cilësuar nga Danimarka ‘Thesar Kombëtar’ prandaj qeveria daneze harxhoi për operacionin e transferimit të farit plot gjysmë milioni euro.

Fari, më i vjetri në Danimarkë, është një destinacion popullor turistik dhe vizitohet nga rreth 250,000 njerëz në vit dhe nëse nuk do të transferohej, ai brenda vitit 2021 pritej të binte në det.

Modifikuar më Hënë, 04 November 2019 13:00

Video

Login to post comments