Policia greke ndaloi ditën e sotme një kamion frigoriferik që po transportonte 41 emigrantë në veri të Greqisë. Oficerët raportojnë se asnjë prej emigrantëve nuk ishte lënduar dhe se sistemi frigoriferik nuk ishte i ndezur
Shumica prej tyre janë me origjinë afgane. Policia e ndaloi kamionin në një autostradë pranë qytetit të Xanthi për një kontroll rutinë.
Ata vunë në pranga drejtuesin e mjetit ndërsa 41 emigrantët i dërguan në rajonin e policisë për t’i identifikuar.