Kryeministri i Kandasë, Justin Tradeau ka thënë ditën e sotme se avioni Ukrainas, në të cilin vdiqën dhjetëra qytetarë kanadezë është rrëzuar nga një reketë e Iranit.
Trudeau thotë se inteligjenca kanadeze dhe aleate e mbështesin si version. Ai nuk pranoi të futej në inteligjencën specifike, por tha se dukej se ishte një raketë tokë-ajër që goditi avionin, raporton ApNews.
Sipas Trudeau, shkaku i rrëzimit të avionit ukrainas nuk është defekt. ?
"Provat e inteligjencës sugjerojnë shumë qartë se ky është një shkak i mundshëm për përplasjen e avionit," tha Trudeau.
Më parë, zyrtarët e SHBA.-së thanë se ishte "shumë e mundshme" që një raketë iraniane të rrëzonte avionin, duke vrarë 176 personat në bord. Ata sugjeruan se mund të ketë qenë një gabim.
Të paktën 63 kanadezë ishin në aeroplan. Avioni u rrëzua vetëm disa orë pasi Irani nisi një sulm ballistik kundër bazave ushtarake Irakiane, që strehuan trupa amerikane në mes të një konfrontimi me Uashingtonin, për sulmin me dronë amerikanë, që vrau një gjeneral të Gardës Revolucionare iraniane.
Të paktën 62 kanadezë ishin midis 176 të vdekurve.