Presidenti i SHBA, Donald Trump gjatë një mitingu në Toledo të Ohios ka thënë se për sa kohë do të jetë ai drejtues i vendit, nuk do të ndalet së luftuari terrorizmin radikal islamik.
“Nën administrimin tim, ne kurrë nuk do të bëjmë justifikime për armiqtë e Amerikës – kurrë nuk do të hezitojmë të mbrojmë jetën amerikane – dhe kurrë nuk do të ndalemi së punuari për të mposhtur Terrorizmin Radikal Islamik!”- tha Donald Trump.
Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka kaluar një rezolutë e cila synon t’i limitojë fuqitë e Presidentit lidhur me veprimet ushtarake dhe sidomos ato në Iran. Por duket se Trump është i vendosur që t’i vijojë ato.
Por Trump është i vendosur që të luftojë armiqtë e tij botërorë duke u shprehur se nuk do ketë justifikime për armiqtë e Amerikës.