Përhapja e Coronavirusit përhap edhe ndjenjat e ksenofobisë ndaj kinezëve

Premte, 31 Janar 2020 12:04

Me shpërthimin e coronavirusit te tipit NCOV, kanë shpërthyer edhe ndjenjat raciste kundër qytetarëve kinezë. Përmes një artikulli, gazeta amerikane New York Times përshkruan informacionet e rreme e deri tek titujt bombastikë të gazetave siç ishte rasti më i fundit në një media australiane që e quante sëmundjen, “virusi kinez”.

Me përhaojen e coronavirusit, janë shtuar shqetësimet për ksenofobi. Kohët e fundit, kur Andy Miao mori trenin për të punuar në Sidnej, ai vërejti pamjen e njerëzve të tjerë që nuk pranonin të udhëtonin me të nëse ai nuk vebdiste një maskë për fytyrën. Edhe pse ai nuk ka koronavirus, Z. Miao, i cili është me trashëgimi Kineze, por i rritur në Australi, e di se është arsyeja është përkatësia etnike e tij. “Kjo i bën njerëzit si unë të cilët janë Australianë të ndjehen si të huaj”, tha z. Miao, 24 vjeç

Disa ligjvënës të së djathtës anketuan ndjekësit e tyre, duke pyetur nëse australianët duhet të ndalojnë kinezët përkohësisht nga vendi. Një gazetë në Victoria, The Herald Sun, e quajti coronavirusin një “Virus Kinez” në faqen e parë, duke bërë që mbi 40,000 njerëz të nënshkruanin një peticion duke kërkuar që gazeta të kërkonte falje.

Ndërkohë mbi 100,000 firma u mblodhën në Malajzi për të ndaluar hyrjen e shtetasve Kinezë në vendin e tyre. “Qeveria duhet të mendojë më shumë për shëndetin e Malajzianëve. Mos prisni derisa të ketë vdekje në mes të Malajzisë, që më pas të ndërmerren veprime nga qeveria” thuhet ndër të tjera në peticion.

Modifikuar më Premte, 31 Janar 2020 12:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...