Një lajm i mirë vjen nga Kina. Një ekip studiuesish nga Universiteti Zhejiang në Kinë kanë zbuluar dy ilaçe për të luftuar coronavirusin.
Lajmi u bë publik nga televizioni kinez Cgtn, sipas së cilës dy ilaçet Abidol dhe Darunavir janë në gjendje të neutralizojnë virusin e tmerrshëm. Zbulimi është pasojë e disa eksperimenteve të kryera me qeliza në vitro.
Kujtojmë që deri tani coronavirusi ka shkaktuar 494 të vdekur dhe infektuar mbi 24 mijë persona. Por ka edhe lajme positive nga Kina, pasi 898 persona pasi kanë mar mjekimin e duhur kanë lënë spitalin.