Nëna ishte prekur nga koronavirusi, foshnja që lindi pak ditë më parë diagnostikohet me sëmundjen vdekjeprurëse

E mërkurë, 05 February 2020 14:44

Ndonëse u cilësua si lajm i mirë fakti që një fëmijë kinez lindi i shëndetshëm pasi erdhi në jetë nga një nënë që ishte prekur nga Koronavirusi, ky fakt bie poshtë. Mësohet se 30 orë pas lindjes së vogëlushit në Wuhan të dielën, mjekët vërtetuan se ai ishte mbartës i virusit vdekjeprurës.

Ekspertët pohuan se virusi gjithashtu mund të përhapet me feçe.

Pasi u verifikua se ishte i prekur nga koronavirusi, fëmija është transferuar në spitalin e fëmijëve në Wuhan, i cili është caktuar nga qeveria për të trajtuar të gjithë fëmijët e infektuar. Aty ndodhet dhe një tjetër foshnjë e prekur nga koronavirusi.

Login to post comments