Një 39-vjeçare polake, ka qëlluar me kaçavid të dashurin e saj kosovar në Gjermani pas një zënke duke i shkaktuar një plag në krah.
Pas kësaj 57-vjeçari e ka denoncuar në polici, ndërkohë që gjykata e ka dënuar 36-vjeçaren vetëm me 200 euro gjobë të cilat do të shkojnë, në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Por ngjarja ka ndodhur pasi 57-vjeçari nuk e ka pranuar ndarjen dhe është futur në banesën e saj duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale , e cila për ta penguar e ka goditur padashje me kaçavidë.
Ndërkohë edhe 39-vjeçarja e ka paditur kosovarin duke i kërkuar 8 mijë euro dëmëshpërblim për dëmtimin e materialeve në banesë.
Por vendimi nuk është marrë akoma nga gjykata Rajonale e Memmingenit shkruan “Augsburger Allgemeine”.