Masakra/ Manifesti i çuditshëm i terroristit neo-nazist

E Enjte, 20 February 2020 15:33

Një neo-nazist i armatosur hapi zjarr mbi dy lokale në Gjermani, duke vrarë nëntë persona. Më pas ai vrau nënën e tij dhe qëlloi mbi veten. Ai është identifikuar si Tobias Rathjen, 43 vjeç.

Sipas BILD, ai kishte shkruar një manifest me 24 faqe. Në këtë manifest ai shkruante se duhen zhdukur disa shtete të tëra, si Izraeli, shumica e vendeve në Lindjen e Mesme dhe disa vende aziatike. Po ashtu ai kërkonte të shënjestronte Afrikën e Veriut, Amerikën Qëndrore dhe Jugore dhe të gjithë gjermanët e ‘papastër’.

‘Mendoj se duhet shfarosur gjysma e popullsisë,” shkruante Rathjen.

Jo vetëm kaq, ai postonte edhe planet e tij se si mund të ndihmonte kombëtaren gjermane të futbollit për të fituar Kupën e Botës dhe një strategji se si mund të zgjidhet konflikti në Irak dhe Afganistan brenda dhjetë vitesh.

Në faqen e tij ai postonte vazhdimisht linqe të teorive konspirative, përfshi ato ku tregohet se si alienët kanë rrëmbyer njerëz dhe u kanë bërë autopsinë. Në një video të postuar para disa ditësh, ai tërbohej me bazat e nëndheshme amerikane, duke thënë se ato janë kthyer në strehta të adhurimit të Satanit, ku abuzohet me fëmijët.

Rathjen e kreu sulmin mbrëmjen e shkuar. Viktimat e tij janë turq,  kurdë, një boshnjak dhe një polake. Mes viktimave mendohet se ishte edhe një grua shtatzënë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...