Merkel: Sulmi që la pas vetes 9 të vrarë i motivuar nga racizmi

E Enjte, 20 February 2020 19:52

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të enjten se kishte gjurmë të shumta që dëshmojnë se sulmuesi që vrau nëntë persona një natë më parë në qytetin gjerman Hanau, ishte motivuar nga racizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë, ndërsa theksoi se autoritetet do të bëjnë gjithë çfarë është e mundur për të sqaruar sulmin.

Një person i armatosur qëlloi natën e së mërkurës në dy bare ku shërbehet me nargjile në Hanau para se të kthehej në shtëpi dhe sipas policisë, të vriste veten.

Prokurorët federal morën përsipër hetimet për vrasjet në këtë qytet që ndodhet në lindje të Frankfurtit.

“Ka shumë shenja që sulmuesi ka vepruar me motive ekstremiste, raciste dhe nga urrejtja ndaj njerëzve me origjinë tjetër, fe ose paraqitje tjetër", u tha zonja Merkel gazetarëve të enjten.

 
 

Kanzlerin sagt wegen der Morde von ihre Reise zur Leopoldina nach Halle ab. Staatsminister Hoppenstedt wird sie dort vertreten. Die Bundeskanzlerin lässt sich fortlaufend über den Stand der Ermittlungen in Hanau unterrichten.

 
156 people are talking about this
 
 

"Racizmi është helm, urrejtja është helm dhe ky helm ekziston në shoqëri dhe është shkaktar i shumë krimeve krime," theksoi ajo.

Disa nga të vrarët janë me origjinë turke, tha zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin. "Presim që autoritetet gjermane të ndriçojnë këtë rast. Racizmi është kancer kolektiv”, shkroi ai në rrjetet sociale.

 
 

Dün gece Almanya’da gerçekleşen ve yabancı düşmanı olduğu anlaşılan ırkçı saldırıda vefat eden vatandaşlarımıza Allah’tan rahmet, yaralılara acil şifalar diliyorum. Olayı aydınlatmak için Alman makamlarının azami çaba göstermesini bekliyoruz.
Irkçılık kollektif bir kanserdir.

 
1,018 people are talking about this
 
 

Policia tha se sulmuesi besohet të ketë kryer vetëvrasje pasi është kthyer në apartamentin e tij ku është gjetur edhe trupi i pajetë i së ëmës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...