Irani liron 70 mijë të burgosur, për të ndaluar epideminë e koronavirusit

Hënë, 09 Mars 2020 14:52

Irani ka dhënë leje të përkohshme për 70 mijë të burgosur, në përpjekjen e tij për të luftuar shpërndarjen e epidemisë së Coronavirusit. Është kjo ajo që njofton shefi i gjyqësorit të Teheranit, Ebrahim Raisi.

Javën e shkuar u njoftua transferimi në arrest shtëpie i 54 mijë të burgosurve. Sipas të dhënave të qeverisë, Republika Islamike është vendi i tretë në botë për numrin e viktimave, me 194 të vdekur të konfirmuar deri tani.

‘Lëshimi i të burgosurve do të vazhdojë, me kusht që të mos krijohen pasiguri në shoqëri’, ka nënvizuar Raisi.

Login to post comments