Bursat amerikane kanë pezulluar aktivitetin pasi rëniet e forta kanë sjellë ndalimin automatik në shiten dhe blerjen e aksioneve.
Bursa kryesore e aksioneve në SHBA, S&P 500, ra me 7% para se të pezullohej. Lëvizja pason rënien dramatike në rang global me aksionet në ditën më të keqe të tyre që nga kriza financiare e vitit 2008
Një grindje midis Rusisë e Arabisë Saudite bëri që çmimi i aksioneve të naftës të ulej më tepër se një të pestën, duke shkaktuar frikë në tregje për impaktin e coronavirusit, teksa rastet e infektimeve vazhdojnë të rriten
E sotmja është quajtur ‘E hëna e zezë’ nga analistët që e përshkruan reagimin e tregut si ‘masakër totale’.
Çmimi i naftës ra thuajse 30%, në 31.14 dollarë sot, rënia më e madhe e një dite të vetme që nga nisja e Luftë së Gjirit më 1991, para se ta merrte pak veten duke shkuar në 20%.
‘Kjo tregon një nivel nervozizmi në treg që nuk e kam parë prej shumë kohësh’, tha Justin Urquhart-Stewart, bashkëthemelues i Seven Investment Management.
Investuesit po shesin aksione me një çmim të tillë sepse nuk munden të llogaritin çfarë mund të bëjnë Arabia Saudite dhe Rusia, tha ai.
Rënia në Britani erdhi pas rënies dramatike në botë. Në Evropë, indekset kryesore në Francë, Gjermani e Spanjë tregtuan të gjitha me më tepër se 7% rënie. Norvegjia, eksportuese e madhe nafte, pa bursën e saj kryesore të binte me më tepër se 12%.
Midis humbësve:
Kompanitë e naftës dëshmuan rëniet më të mëdha në Londër, me aksionet e Shell dhe BP të dyja me rënie rreth 15%, ndërsa aksionet e Premier Oil u përgjysmuan në vlerë.
Minierat gjithashtu shënuan rënie të fortë, me Anglo American dhe BHP Group mbi 10%.
Në Frankfurt, Deutsche Bank pati rënie 12%, ndjekur nga prodhuesi i Mercedes-Benz, Daimler, 10%.
Në Paris, banka si Crédit Agricole e Société Générale ranë 10%.
Rubla ruse ra mbi 8%, rënia më e fortë ditore që nga dhjetori 2014.