Britani/ Udhëtarët që kthehen nga Italia vetë-karantinë për 14 ditë, por ende nuk ka teste në aeroporte

Tuesday, 10 Mars 2020 11:01

Qeveria britanike është kritikuar për një trajtim jo majftueshëm intensiv të situatës së krijuar nga koronavirusi, teksa pasagjerët që kthehen nga Italia nuk po testohen, pavarësisht se i gjithë vendi është në karantinë.

Kompani si British Airways, Ryanair dhe EasyJet ende ofrojnë fluturime drejt dhe prej Italisë, ndërsa pasagjerët tregojnë se në aeroport nuk u kontrolluan për sëmundjen.

E gjithë Italia u vendos në karantinë mbrëmjen e kaluar dhe kryeministri Xhuzepe Konte ka vendosur rregulla të ashpra për transportin.

Pavarësisht kësaj pasagjerët që kthehen nga Italia nuk po kontrollohen. Ish-ministri Rori Stjuart kritikoi përgjigjen e qeverisë ndaj virusit, duke thënë: “Të gjithë pasagjerët që vijnë nga zona të prekura nga koronavirusi duhet të kontrollohen dhe të vihen në karantinë. Nuk ka asnjë justifikim për masa gjysmë të forta.”

Mbrëmjen e djeshme Zyra e Jashtme ndyrshoi këshillat ndaj udhëtarëve britanikë dhe u kërkoi atyre të mos shkonin drejt Italisë, vetëm nëse ishte tejet e nevojshme. Atyre që kthehen prej Italisë iu bë thirrje të vetë-karantinohen për 14 ditë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...