Spanja shënon tjetër rekord të vdekjeve nga koronavirusi gjatë 24 orëve. Mbi 100 mijë numri i të infektuarve

E mërkurë, 01 Prill 2020 18:03

Spanja raportoi numrin e saj më të lartë të vdekjeve të reja nga koronavirusi në një ditë të vetme, ndërsa shumë vende të Evropës po luftojnë me pandeminë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin spanjoll janë regjistruar 864 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.053 që prej fillimit të shpërthimit të COVID-19.

Numri i personave të prekur nga virusi potencialisht vdekjeprurës, ka kaluar në mbi 100,000, duke e bërë Spanjën vendin e tretë që arriti në këtë pikë, pas SHBA. dhe Italisë. Plot 7,719 raste të reja janë regjistruar brenda 24 orëve, 1.500 më pak se numri i të prekurve se një ditë më parë.

Statistikat vijnë, ndërsa Spanja i afrohet fundit të javës së tretë të mbylljes për të qëndruar në shtëpi përveç atyre që punojnë në kujdesin shëndetësor, prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, dhe sektorë të tjerë thelbësorë.

Shefi i urgjencës së vendit, Fernando Simon tha: “Çështja kryesore nuk është më nëse kemi arritur pikun apo jo, duket sikur jemi atje.

Çelësi i çështjes është të sigurohemi që sistemi shëndetësor kombëtar është i aftë të garantojë mbulimin e duhur të të gjithë pacientëve tanë dhe t’u ofroj atyre trajtim“.

Autoritetet po përpiqen me forcë për të rritur kapacitetin e kujdesit intensiv dhe numri i shtretërve spitalorë është rritur në shkallë vendi me 20%.

Login to post comments