Një nga virologët më të mirë në Gjermani, që ka studiuar më shumë se të tjerët rastet me koronavirus në vendin e tij, ka hedhur dyshime për mënyrën se si përhapet virusi i ri. Hendrick Streeck tha se virusi mund të mos përhapet aq lehtë sa mendojnë disa.
Ai bëri disa hetime në qytezën më të goditur nga koronavirusi në Gjermani, që ka marrë edhe etiketimin ‘Wuhani gjerman’.
Pikërisht në Heinsberg, ai zbuloi se shtëpitë e të infektuarve nuk kishin ndonjë virus të gjallë nëpër sipërfaqe.
Në këtë zonë ka pasur të paktën 1302 raste dhe 37 vdekje.
Streeck tha se nuk gjetën virusin as te dorezat e dyerve dhe as në pellushin e kafshëve.
Madje ai tha se nuk ka pasur asnjë rast të provuar të infeksionit gjatë blerjeve apo në parukeri.
Por ai thotë se dihet se virusi është përhapur pasivisht në vendet e grumbullimit të njerëzve, në një festë në Austri, në klubet e natës në Berlin, në një ndeshje futbolli në Itali.