Ka shkuar në 55 numri i viktimave në Greqi, pasi dy persona kanë ndërruar jetë mëngjesin e ditës së sotme. Viktimat ishin një nga Pella dhe një nga Alexandroupolis.
Siç bëri të ditur nënkryetari i komunës Pella, Jordan Tzamtzis, një 66-vjeçar Mavrovouni Pella, i cili ishte shtruar në spital në Edessa dhe kishte një sëmundje të mëparshme. Ai ndërroi jetë këtë mëngjes. Kjo është viktima e dytë e regjistruar në zonën e Pellës.
Deri më tani numri i të infektuarve është 1.544, ndërsa janë kryer 18.844 teste laboratorike dhe mosha mesatare e personave që janë të shtruar është 65 vjeç. 16 prej tyre janë gra dhe 75% kanë disa sëmundje të mëparshme ose janë të moshuar.
Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, Sotiris Tsiodras, mosha mesatare e viktimave është 72-vjeç.