Dokumenti gjerman që parashikoi gjithçka që në vitin 2012

Premte, 03 Prill 2020 10:26

Në vitin 2012, në vazhdën e epidemisë globale SARS, qeveria gjermane porositi institutin ‘Robert Koch’ dhe ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë për të simuluar një përhapje të mundshme të një pandemie shkatërruese në Gjermani. Rezultati ishte një analizë e detajuar e rrezikut ekstrem, duke përfshirë masat që do të ishin të nevojshme për të mbrojtur popullsinë dhe për të frenuar përhapjen e infeksionit.
Studimi, i mbajtur në arkivat e Bundestagut, është zbuluar nga Kristina Dunz, një gazetare e Rheinische Post. Ai parashikon në mënyrë befasuese atë që ka ndodhur dhe po ndodh me Covid-19
Virusi i imagjinuar në skenar e ka origjinën në Azi, prej nga bën kërcimin te njerëzit nga tregjet e kafshëve të egra, por rreziku dhe dimensioni i tij nuk kuptohen deri disa javë më vonë.
Periudha e inkubacionit është 3 deri në 5 ditë, por mund të ndryshojë në një hapësirë prej 2 deri në 14 ditë. Infeksioni përhapet nga spërklat ose nga kontakti. Simptomat janë temperaturë, kollë e thatë, vështirësi në frymëmarrje, dridhje, dhimbje koke.
Fëmijët dhe të rinjtë e kalojnë infeksionin relativisht lehtë, por të moshuarit kanë më pak shanse për të mbijetuar.
Masat e ndërmarra nga qeveria janë të fuqishme: izolim dhe karantinë për të sëmurët, mbyllja e shkollave, anulim i çdo aktiviteti publik, kufizime të mëdha për lëvizjen e njerëzve në ajër të hapur.
Pyetja që shtrohet pas këtij zbulimi është e pashmangshme: pavarësisht se kishte një analizë kaq të plotë të rrezikut, a e nënvlerësoi qeveria gjermane epideminë e Covid-19? Ekspertët e institutit ‘Robert Koch’ pranojnë ngjashmërinë mes dokumentit të tyre dhe krizës aktuale, por thonë se nuk mund të krahasosh të dhënat virtuale me ato reale.
“Skenari Modi-Sars 2012 nuk ishte një parashikim për zhvillimin dhe pasojat e një pandemie, por një skenar ekstrem i provokuar nga një patogjen imagjinar, për të ilustruar dëmet e mundshme teorike për një sëmundje që mund të transmetohet nga një qenie njerëzore te tjetra,” tha Susanne Glasmocher, zëdhënëse për institutin ‘Koch’. Megjithatë, kur lexon dokumentin, mbetesh i shokuar.
Skenari apokaliptik gjithashtu imagjinon një kohëzgjatje të epidemisë për thuajse tre vite dhe përllogarit një nivel vdekshmërie prej 10 përqind të atyre që janë infektuar, që është më shumë se 7 milionë vdekje si pasojë direkte e infektimit. Realiteti sheh drejtorin e të njëjtit institut, Lothar Wieler, që pranon se nëse nuk respektohen masat kufizuese të shpallura nga qeveria, Gjermania për dy ose tre muaj do të ketë dhjetë milionë të infektuar.
Dallimi i rëndësishëm është përqindja më e ulët e vdekshmërisë, për fat të mirë. Që ka pasur një nënvlerësim fillestar, jo vetëm në Gjermani, kjo është pranuar edhe nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Në Republikën Federale, problemi është përkeqësuar nga ndërlikimet e sistemit federal, totemi i demokracisë gjermane për shkak të historisë së tij, i cili parandalon menaxhimin e centralizuar të krizave.
Megjithatë, edhe një deputet i opozitës, liberali Andrew Ullman, që është po ashtu profesor i epidemiologjisë në Wuerzberg, i jep qeverisë gjermane përfitimin e dyshimit: “Edhe ekspertët më të mëdhenj kanë nënvlerësuar dinamikën e virusit në fillim, unë gjithashtu. Mendova se disa masa rajonale siç janë mbyllja e kopshteve do ishin të mjaftueshme. Kush drejton gishtin ndaj qeverisë, duhet ta bëjë këtë edhe kundër vetvetes, në raste të tilla nuk ka një përgjigje model të parafabrikuar plotësisht, edhe nëse në vitin 2012 është bërë një simulim akademik”./Corriere

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...