Britania e Madhe u bë kryelajm në mediat botërore pasi u spekulua se strategjia e saj për luftën ndaj koronavirusit do jetë ‘imuniteti i tufës’, ose ndryshe imuniteti masiv i njerëzve.
Por më pas u tha se qeveria u tërhoq nga kjo strategji pasi kostot njerëzore do ishin shumë të larta.
Megjithatë, një këshilltar i kryeministrit britanik, Boris Johnson tha se duhet rikonsideruar kjo strategji.
Profesor Graham Medley nga Imperial College London tha se vendi është futur në një cep të ringut dhe po lufton virusin pa asnjë plan daljeje.
Ai tha se pikëpyetja e madhe që shtrohet tani është: “A do dëmtojmë fëmijët për të mbrojtur njerëzit vulnerabël apo jo?”
Britania ka kryer tri javë izolim dhe më 13 prill pritet të merret vendimi se si do vazhdohet më tej.
Imuniteti i tufës arrihet kur nga virusi infektohen të paktën 60 përqind e popullsisë.