Britania mund të lehtësojë disa masa distancuese sociale brenda disa javësh.
Por kjo do të vijë vetëm nëse përhapja e koronavirusit ul ritmet dhe vijohet me testimit.
Kështu tha një profesor kryesor i biologjisë matematikore në Imperial College London të Shtunën.
“Jam shpresëplot se brenda disa javësh do të jemi në gjendje të transferohemi në një regjim i cili – nuk do të jetë jetë normal, më lejoni ta theksoj, por do të jetë disi më i qetë për sa i përket distancimit shoqëror dhe ekonomisë por mbështeteni më shumë në testimin e popullsisë”, tha Neil Ferguson për BBC Radio.
Sakaq. dje në Mbretërinë e Bashkuar u njoftuan 684 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 3,605.
Ky është numri më i lartë njëditor, një karakteristikë pothuajse çdo ditë të kësaj javë. Të enjten pati një rekord prej 569 viktimash të reja të njoftuara nga Departamenti i Shëndetësisë dhe statistikat e djeshme treguan një rritje me 20 për qind.