SHBA
Presidenti i SHBA, Donald Trump teksa vendi i tij është epiqendra e të infektuarve me COVID-19 në botë ka sulmuar OBSH-në.
Trump thotë se OBSH e cila madje financohet kryesisht nga SHBA ende përqëndrohet në Kinë, vend nga ku lindi dhe u përhap COVID-19 por që tani luftën e ka fituar.
Madje Presidenti thotë se për fat të mirë ai nuk ja dëgjoi OBSH-së rekomandimin e gabuar për të mbajur hapur kufijtë por Trump paralajmëron se të gjitha këto do të rishikohen.
“OBSH-ja vërtet ka gabuar. Për disa arsye e financuar kryesisht nga Shtetet e Bashkuara, ajo mbetet e përqendruar në Kinë. Këtë do ta rishikojmë mirë. Për fat të mirë, unë e kam refuzuar këshillën e saj për t’i mbajtur kufijtë hapur me Kinën. Përse na e kanë dhënë një rekomandim aq të gabuar?”, shkroi Trump në Twitter.
Ndërkohë që SHBA ka 410 mijë të infektuar dhe 12 mijë e 902 të vdekur Kinës i kanë ngelur edhe vetëm 1 mijë e 300 të infektuar në total kurse dje shënoi ditën e parë prej janarit pa viktima.