“Kishte gjilpëra në të gjithë trupin”- E ëma tregon tmerrin e përjetuar pasi vajza 5-muajsh u infektua me COVID-19

Tuesday, 14 Prill 2020 10:04

Një nënë ka folur në lidhje me betejën e vajzës së saj pesë muajshe me koronavirusin pasi, në spital i thanë fillimisht se foshnja ishte prekur nga gripi i pulës.

Emily Woodger, 25 vjeç, foli për “infeksionin e makthit”, i cili la vajzën Amelia duke luftuar për jetën e saj.

Nëna e tmerruar fillimisht kuptoi se diçka nuk ishte në rregull me Amelia kur temperatura e saj u ngrit dhe se ajo ishte gjatë gjithë kohës duke fjetur.

Kur Emily, nga Brandon, Kanada, dhe burri Connor thirrën ambulancën, ata i thanë fillimisht të mos shqetësoheshin se mund të ishte vetëm një grip pule.

Por simptomat e Amelia u përkeqësuan dhe të shtunën, 4 prill çiftit e dërguan të voglën e tyre në spital.

“Shkuam drejtpërdrejt në pediatri. Rrahjet zemrës së saj ishte vërtet e lartë dhe temperatura ishte rritur. Ata bënë çdo test të mundshëm duke përfshirë edhe koronavirusin “, tha e reja.

Atai i dhanë antibiotikë në rast infeksioni ndërsa nëna e saj priste rezultatet.

“Më thanë se do të shkoja atje të paktën tre ditë. Por, sapo shkuam në spital, nuk u lejuam të iknim dhe askush nuk lejohej të vizitonte.Unë isha aq e shqetësuar, u ula duke qarë në një dhomë më vete. Ju thjesht nuk dini çfarë të bëni. Nuk mund ta ndihmoni atë, ajo kishte gjilpëra kudo, u ndjeva e pafuqishme“, tregoi ajo.

Të hënën javën e kaluar, një mjek konfirmoi se Amelia kishte testuar pozitive për COVID-19.

Emily tha: “Sapo zbuluam që ajo e kishte atë, ata hynë vetëm nëse ishte e nevojshme. Më 7 prill na lejuan të largohemi por na thanë të shkonim drejt në shtëpi dhe të izolohemi për 15 ditë. Amelia nuk është 100 përqind e shëruar, por ka buzëqeshje, kështu që ajo është në gjendje të mirë. ”

Emily, e cila është izoluar në shtëpi me Amelian, beson se edhe ajo tani ka koronavirus pasi tregoi një numër simptomash dhe humbi sensin e saj të shijes.

Login to post comments