Disa shtete evropiane kanë nisur lehtësimin e kufizimeve që nga kjo javë.
Në Danimarkë nga nesër do të rihapen shkollat dhe kopshtet dhe çerdhet.
Në Austri nga dita e sotme do të hapen të gjithë dyqanet jo-esenciale. Nga 1 maji do hapen qendrat tregtare dhe parukeritë. Nga mesi i majit hapen restorantet dhe hotelet.
Spanja ka nisur të rikthejë në punë të gjithë ata punëtorë jo-esencialë të fabrikave dhe kantiereve të ndërtimit
Edhe Çekia ka rinisur të hapë dyqanet e vogla, kurse dyqanet e mëdha do hapen pas një jave plotësisht.
Listës iu bashkua Polonia. Atje do nisin lehtësimet nga e diela. Qeveria tha se ekonomia do vihet në lëvizje ngadalë. Fillimisht do lejohet hapja e dyqaneve. Më pas do lejohen shëtitjet në park dhe pyje. Nga e enjtja, mbajtja e maskave në publik do jetë e detyrueshme.