Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ka thënë se ndihet i trishtuar që Kina nuk ka dhënë informacion në kohën e duhur, për koronavirusin.
Pompeo tha se autorët e Covid-19 do të mbajnë përgjegjësi. “Ne do të kemi kohë të shqyrtojmë gjithë cfarë ka ndodhur dhe autorët e koronavirusit, sigurisht që një ditë do të mbajnë përgjegjësi. Jam i sigurt që kjo gjë do të ndodhë. Për momentin, duhet te përqëndrohemi në sfidën tonë, që të mund të rihapim ekonominë amerikane, të vëmë në lëvizje atë dhe po ashtu edhe ekonominë botërore”, tha Pompeo.
Pompeo beson se tani është e rëndësishme të kuptohet se si dhe ku filluan të gjitha për të shmangur përsëritjen e ndonjë situate të njëjtë në të ardhmen.
Më parë, senatori republikan amerikan Mars Maxally tha se Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit Tedros Hebreez ka nddihmuar Kinën që të fshehë të dhënat e vërteta në lidhje më përhapjen e koronavirusit.
Jim Banks ka bëërë thirrje për një hetim të gjerë në Kinë për përhapjen e Covid-19. Në lidhje me këtë informacion, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Uashingtoni mund të pezullojë fondet për Organizatën Botërore të Shëndetit.