Ndodh mrekullia, 97-vjeçarja vetëm me një veshkë dhe me diabet fiton luftën me koronavirusin

E mërkurë, 15 Prill 2020 11:54

SHBA
Një 97-vjeçare e cila ka vetëm një veshkë, me diabet dhe me sëmundje zemrë është shëruar nga COVID-19. Ajo gjendet në karrige me rrota pas një dëmtimi në gju që nuk e lejon të ecë por kjo nuk e ka ndaluar të dalë fituese ndaj COVID-19.
Ky është rasti i Jean Boccard nga Miami SHBA, e cila po bën xhiron e botës dhe shihet si mrekulli nga mjekësia.
“Mbaj mend vetëm se më flihej shumë dhe ndihesha e lodhur”, thotë ajo për 1 javë të rëndë nën efektin e sëmundjes. “Askush prej nesh të stafit mjekësor nuk do besonim që do ia dilte”, tha Dr. Mike Perl, referuar kartelës së saj klinike. “Ajo është personi më i moshuar që i ka shpëtuar sëmundjes në shtetin tonë”, tha ai.
“Mamaja ime është një grua e fortë dhe e kthjellët”, tha i biri Vincent. “Ajo sheh shumë televizor dhe mund të përsërisë çdo gjë që ka parë në mbrëmje. Këtë do bëjë edhe tani. Do e shpie në shtëpi të mund t’i kthehet rutinës së saj”, shtoi ai, teksa e nxori nga spitali.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...