Marrëveshja/Gjiganti britanik i ilaçeve, GSK, bashkohet me rivalin francez për vaksinën e koronavirusit

E mërkurë, 15 Prill 2020 12:00

Një kompani britanike e ilaçeve po bashkohet me një rival francez për të zhvilluar një vaksinë të koronavirusit dhe të bëjë qindra miliona doza, u raportua mbrëmë.vaksine

Gjiganti farmaceutik “GlaxoSmithKline” (GSK) do të punojë me “Sanofi” në një prodhim që ata shpresojnë të testojnë te njerëzit gjatë gjysmës së dytë të këtij viti.

Ata duan të vënë në dispozicion një vaksinë pas një viti, nëse projekti do të ketë sukses, dhe ta bëjnë atë gati për njerezit, sipas “The Times”.

Bashkimi i dy kompanive në këtë nismë është i rëndësishëm sepse ngre perspektivën që një trajtim Covid-19 mund të prodhohet së shpejti në shkallë të gjerë të nevojshme për të trajtuar pandeminë.

Shkencëtarët britanikë po udhëheqin luftën kundër koronavirusit me studiuesit e Universitetit të Oksfordit duke thënë se ata janë “80 përqind të sigurt” se një ilaç i ri do të funksionojë.

Ekipi i profesores Sarah Gilbert është gati të fillojë testimin e një vaksine, e cila mund të jetë e gatshme deri në shtator. Aktualisht, nuk ka vaksinë për Covid-19, por mjekët në të gjithë globin po testojnë ilaçe antivirale për të parë nëse ato mund të nxisin shërimin.

Testet po zhvillohen në Angli dhe Skoci për një numër të vogël të pacientëve me një antiviral të quajtur “Remdesivir”, i cili fillimisht u krijua për të trajtuar Ebolën.

Një tjetër trajtim i zhvilluar në Oksford, i njohur si “ChAdOx1”, është një nga pesë vaksinat e para në zhvillim, në të gjithë botën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...