Misteret e koronës/Mjekja ruse bie nga dritarja

Hënë, 27 Prill 2020 11:39

Edhe një mjeke e njohur në Rusi ra nga dritarja e spitalit. Ajo humbi jetën.
Mjekja Natalya Lebedeva u akuzua se kishte lejuar shpërthimin e koronavirusit në Qytetin e Yjeve, një qytezë e izoluar vetëm për kozmonautët
Kolegët mendojnë se mjekja, e cila ishte prekur vetë nga korona, nuk e mbajti presionin.
Ajo po trajtonte pacientin zero në ‘Star City’, një trajner të njohur kozmonautësh. Të gjithë astronautët trajnohen këtu përpara se të nisen për hapësirë.
Ky lajm vjen pasi një tjetër mjeke e njohur në Rusi ra nga kati i pestë gjatë një konference, ku i thanë se spitali i saj duhet të pranonte pacientët me koronavirus.
Daily Mail shkruan se doktoresha Yelena Nepomnyashchaya, 47 vjeç, nënë e dy fëmijëve, kishte kundërshtuar diçka të tillë për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse për bluzat e bardha.
Tani ajo është duke luftuar për jetën pasi ra nga kati i pestë.
Doktoresha e respektuar ishte në një video-telefonatë me ministrin rajonal të shëndetit në Krasnoyarsk kur ra papritur.
Raportimet thonë se asaj iu bë e ditur se 80 shtretër në spital duhet të rezervohen për pacientët me koronavirus. Por ajo ishte kundër planit për shkak të mungesës së pajisjeve.
Më herët u raportua se mjekët në Rusi po japin dorëheqjen pasi nuk kanë pajisje mbrojtëse për të luftuar koronavirusin
Në një analizë të Daily Mail thuhet se kriza e koronavirusit rrezikon të rrëzojë nga pushteti liderin Vladimir Putin.

Modifikuar më Hënë, 27 Prill 2020 11:41
Login to post comments