“Momenti i rrezikut maksimal”,fjalimi i parë i Boris Johnson pas rikthimit në detyrë

Hënë, 27 Prill 2020 12:49

Mbretëria e Bashkuar është në momentin e rrezikut maksimal në shpërthimin e koronavirusit, ndaj qytetaret duhet te bejne durim ne respektimin e rregullave te vendosura per bllokimin dhe kufizimet.

Keshtu ka deklaruar kryeministri Boris Johnson ne fjalimin e pare qe mbajti me rifillimin e punes, nje muaj pasi u trajtua dhe u sherua nga koronavirusi.boris

Duke folur për herë të parë që nga shërimi nga virusi, Johnson tha “Kurba e epidemisë së koronavirusit të ri ka filluar të ulet në Britaninë e Madhe, por britanikët duhet të vazhdojnë të respektojnë masat për të shmangur një rritje të shpejtë”, raporton BBC.

Ai deklaroi qarte se refuzon te hedhe poshte gjithe perpjekjen e bere nga qytetaret lidhur me kufizimet dhe bllokimet e deritanishme, duke rrezikuar hapje te pamenduar.

Ai kerkoi ndjese qe ishte aq larg punes per kaq dite me radhe. “Kerkoj falje qe isha larg tryezes sime te punes per me shume gjate se sa do te doja” dhe falenderoi koleget per angazhimin dhe po ashtu edhe qytetaret per zbatimin e rregullave.

Në fjalimin e mbajtur kete mengjes Johnson tha se ai i kupton shqetësimet nga pronarët dhe bizneset qe jane te paduruar dhe duan te marre fund bllokimi. Por sipas tij, nje mase e tille mund te coje ne nje goditje te dyte nga vrasesi i padukshem dhe kjo mund te shkaktoje me shume vdekje.

“Unë kërkoj nga ju që të keni durim,” tha ai, duke shtuar se “ka shenja te qarte se tashme po kalohet piku, pasi ka me pak te shrtuar ne spital e me pak paciente me Covid-19 në kujdesin intensiv.

Login to post comments