A mund të ketë miliona doza të një vaksine Covid-19 në dispozicion deri në shtator?
Duket në mënyrë domethënëse shumë më herët nga sa ishte paralajmëruar, por Instituti Jenner në Universitetin e Oksfordit beson se ka prodhuar një vaksinë efektive dhe planifikon të kryejë teste klinike mbi 6 mijë njerëz para fundit të majit.
Vaksina Jenner është testuar te gjashtë majmunë në laboratorin ‘Rocky Mountain’ në Institutin Kombëtar të Shëndetit në Montana muajin e kaluar, shkruan New York Times.
Majmunët u ekspozuan ndaj dozave të larta të virusit dhe të gjashtë mbetën të shëndetshëm edhe 28 ditë më vonë. Majmunët pa vaksinë u sëmurën, sipas raportit
Koalicioni për Gatishmërinë Epidemike (KGE), që po financon nëntë projekte të ndryshme për vaksinat e koronavirusit, shpreson se një vaksinë do jetë e gatshme që këtë vit, raporton Bloomberg.
KGE fillimisht kishet parashikuar një kalendar kohor të mëvonshëm, sepse nuk kishte marrë parasysh faktorë siç janë kompanitë që punojnë së bashku