Presidenti amerikan, Donald Trump tha se SHBA do të kërkojë nga Kina të paguajë për dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.
Presidenti u pyet nëse po konsideron dërgimin e një fature dëmesh në Kinë, pasi një gazetë gjermane publikoi një faturë prej 160 miliardë dollarësh.
Sipas Daily Mail, Presidenti tha se ishte një ide më e thjeshtë dhe pretendoi se do të marrin më shumë nga sa pretendojnë gjermanët.
SHBA e ka akuzuar Kinën se ka mbuluar rrezikun e vërtetë nga koronavirusi.
Deri më tani ka pasur zëra sporadikë që kërkojnë nga Kina të paguajë dëmet.
Megjithatë Trump ka qenë një nga zërat kryesorë që ka sulmuar regjimin kinez.
Ai ka akuzuar edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë se ka përkrahur Kinën në mbulimin e shkallës së vërtetë të infeksionit.