The Sun:Greqia do të mirëpresë pushuesit pas muajit qershor.

Tuesday, 28 Prill 2020 11:44

Sezoni turistik do të ketë një koncept të ri pas pandemisë. Vendet e prekura, pavarësisht impaktit ekonomik, duket se do e kenë të pamundur për të patur një sezon si gjithë vitet e tjera. Por, jo Greqia! Në fakt, qeveria greke shpreson qe të arrijë të mirëpresë pushuesit pas muajit qershor.
Madje, në ndryshim nga Spanja e cila nuk pranon vizitorët britanikë, Greqia nuk do të bëjë asnjë diferencim për turistët e saj. Kushdo është i mirëpritur, nëse gjërat shkojnë ashtu siç duhet. Zyrtarët grekë kanë sqaruar se destinacionet më popullore do të rihapen, sapo të qetësohen pak masat e rrepta të pandemisë. Megjithatë, çdo vizitor, pavarësisht nga cili vend do të udhëtojë, duhet të ketë me vete një dokument mjekësor që të vërtetojë se nuk është i infektuar nga koronavirus.
Ministri Giorgos Gerapetritis tha:
Ne jemi një vend i hapur për të gjithë. Jo vetëm sepse jemi destiancioni më i mirë turistik, por sepse destinacionet konkurrente janë në vështirësi të madhe. Vendi ka arritur të mbajë nën kontroll pandeminë dhe në shumë ishuj nuk është shënuar asnjë rast. Qëllimi ynë është që sezoni turistik të fillojë përgjatë muajit korrik dhe të zgjatet deri në tetor ose nëntor. Sigurisht, do të ketë masa dhe rregulla të reja, për të mbrojtur shëndetin e çdokujt.

Modifikuar më Tuesday, 28 Prill 2020 11:47
Login to post comments