Greqia hapet për turistët në korrik

E Enjte, 30 Prill 2020 08:33

Greqia shpreson të mirëpresë turistët nga korriku, por hotelierët presin një sezon të zymtë, të frikësuar se pandemia e koronavirusit do t'i mbajë vizitorët larg dhe plazhet bosh.

Turizmi është një nga të ardhurat kryesore për Greqinë. Ai tërhoqi 34 milion vizitorë vitin e kaluar, duke sjellë 18 miliardë euro (19.52 miliardë dollarë) të ardhura, rreth 10-12% të prodhimit ekonomik, dhe siguroi punësim për rreth një të pestën e fuqisë punëtore.
"Turizmi po përballet me krizën e tij më të madhe të brezit tonë," tha presidenti i shoqatës hoteliere të Korfuzit, Charalambos Voulgaris, pronar i dy resorteve në ishullin grek në detin Jon.
Brigjet e gjata të plazhit, disa mbushur me rreshta ombrellash, qëndrojnë bosh në Korfuz dhe hotelierët si Voulgaris pyesin nëse do të hapin dyert e tyre këtë verë.

Një bllokim nga 23 marsi për të frenuar përhapjen e koronavirusit, që qe efektive në Greqi pasi shmangu nivelet e larta të viktimave sin ë disa vende të Evropës, pritet të japë dhe kostot. Greqia tani po përpiqet të shpëtojë atë që ka mbetur nga sezoni.

Trafiku i pasagjerëve pësoi humbje në 90% me tragetet, sipas Shoqatës së Biznesit të Transportit të Pasagjerëve, dhe në masën 59% për fluturimet vendase dhe ndërkombëtare në mars, sipas Autoritetit të Aviacionit Civil.
"Do të kemi fluks të ulët. Ne nuk e dimë nëse hotelet tona do të hapen, kur ato do të hapen, kështu që jemi tani në prag të kohërave shumë të vështira, "tha Voulgaris.

Harry Theocharis, ministri i Turizmit i Greqisë, thotë se plani është të mirëpresin turistët në korrik. Qeveria do të fillojë të lehtësojë gradualisht bllokimin në 4 maj dhe hotelet që operojnë gjatë gjithë vitit do të jenë në gjendje të hapen në 1 qershor.

"Unë mendoj se kjo është pyetja një milion dollar. Ne po synojmë të hapemi diku nga korriku, "tha Theocharis për Reuters TV."Kjo sezon nuk do të jetë si vitet e tjera, unë do të isha I trashë nëse do të besoja se mund të ishte si përherë. Sidoqoftë, ka shumë që mund të bëjmë për të rihapur ekonominë turistike, flukset, "tha ai.

Greqia ka regjistruar 2,566 raste të infeksioneve me COVID-19 dhe 138 vdekje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...