Si do të ndikojë Pandemia Covid në ekonomi dhe në furnizimet botërore të ushqimit?

E Enjte, 30 Prill 2020 09:28

Pandemia e COVID-19 po shkakton kosto të larta dhe njerëzore në të gjithë botën, dhe masat e nevojshme të mbrojtjes po ndikojnë rëndë në aktivitetin ekonomik. Si rezultat i pandemisë, ekonomia globale parashikohet të kete nje renie shumë here me te madhe sesa gjatë krizës financiare 2008-09. Coronavirusi tashmë e ka nxjerrë ekonominë botërore jashtë kontrollit. Dhjetëra-miliona njerëz kanë dalë nga puna.Kjo do të ketë një ndikim negativ në shkallën e mundshme të rritjes afatmesme dhe mund të rezultojë në dëmtim të thellë strukturor të industrive të shërbimit të konsumatorit, si linjat ajrore, kinematë dhe restorantet.
Kjo persa i perket vendeve te pasura industriale , ndersa ne disa vende te botës se trete njerezit mezi po arrijnë të mbijetojnë, rrezikojne renie ekonomike me mbi 50% . Nëse nuk ndihmohen tani, ato do të falimentojnë tërërisht”.
Po ashtu të ardhurat e të punësuarve në të gjithë botën kanë rënë mesatarisht me 60 përqind. Në Afrikë dhe Amerikën Latine madje edhe më shumë se 80 përqind, ku mund te permendim kryesisht Republiken Domenikane e cila te gjithe ekonomine e vendit e bazonte tek turizmi. Te gjitha vendet duhet të fillojnë të ofrojnë programe për ndihma sociale ne mbeshtetje te ketyre vendeve teper varfëra.
Coronavirusi tashmë e ka nxjerrë ekonominë botërore jashtë kontrollit. Dhjetëra-miliona njerëz kanë dalë nga puna, pasi fabrikat nga Wuhani deri në Bavari i kanë pezulluar operacionet.Çfarë ndodh kur njerëzit që vjelin frutat dhe perimet sëmurën ose duhet të futen në karantinë? Çfarë ndodh kur paketuesit, që sigurohen se patatet dhe qepët janë të grumbulluara dhe futen në kamionë për t’u çuar në qytete, nuk mund të punojnë? Çfarë ndodh kur gruri nuk mund të përpunohet dhe të dërgohet në furra buke? A mund të përballemi me mungesa botërore të ushqimit në muajt e ardhshëm?“Një krizë e zgjatur e pandemisë mund t’i shtrëngojë shpejt zinxhirët e furnizimit me ushqime – një rrjet që përfshin fermerë, prodhime bujqësore, impiantët e përpunimit, transportin, shitjen me shumicë dhe pakicë” ne keto vende te cilat I shohim ne harte te ngjyrosura me te kuqe kryesisht.Mbyllja e kufijve, kufizimet e lëvizjes dhe ndërprerjet në industrinë e transportit dhe aviacionit e kanë bërë më të vështirë vazhdimin e prodhimit të ushqimit dhe transportit të mallrave ndërkombëtarisht, duke vendosur vende me pak burime alternative ushqimore në rrezik të lartë.
Ekzistojnë disa masa që Qeveritë munden dhe duhet ti marrin menjëherë. Këtu përfshihen; mbështetje fiskale për shërbimet shëndetësore, regjime fleksibël të punës me garanci të pagave, ofrimi i likuiditetit në sektorin financiar si dhe mbështetje e shënjestruar për vendet e ndikuara më shumë nga turizmi.

Modifikuar më E Enjte, 30 Prill 2020 09:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...