Gjermania zhvillon testin e ri për zbulimin e antitrupave, Spahn: Tani, testim në shkallë të gjerë!

Tuesday, 05 May 2020 08:18

Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit në Gjermani u shtua me 685 duke arritur në 163.860, treguan të martën të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive. Numri i vdekjeve të raportuara u shtua me 139 dhe arriti në total në 6,831, tregoi raporti.

Dje Ministry i Shëndetësisë i Gjermanisë, Jens Spahn, njoftoi se kishte shkuar në në Penzberg, Bavari, ku mësoi për zhvillimin e një testi të ri për zbulimin e antitrupave korona. Së bashku me kryeministrin Markus Söder, vizitoi laboratorin hulumtues të kompanisë farmaceutike Roche.
“Në pak muaj, studiuesit në Penzberg bënë atë që do të zgjaste me vite. Testi i ri mund të jetë një moment historik i rëndësishëm në luftën kundër virusit Korona. Testet e antitrupave në shkallë të gjerë do të na ndihmojnë të kuptojmë më mirë se sa është i përhapur virusi dhe nëse imunitetet ekzistojnë tashmë.

Qeveria federale ka rënë dakord me Roche që 3 milion teste antitrupash do t'i dorëzohen sistemit gjerman të kujdesit shëndetësor këtë muaj. Jam i bindur që ky është një investim i mirë në trajtimin e epidemisë.”

Login to post comments