Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 3,6 milion, përkatësisht 3,646,468 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 252,429.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 69,6925 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 29,079 viktima, Britania me 28,734, Spanja me 25,428 , dhe Franca me 25,201.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,633
Në Shqipëri janë shënuar 30 viktima dhe janë infektuar 803 persona.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 1,200,317 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,1 milion raste aktive që presin të shërohen.