Italia ka regjistruar 236 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19 teksa totali shkon në 29 mijë e 315.
Tashmë Italia nuk është më vendi me më shumë viktima në Europë pasi stafetën ja mori Britania.
Ndërkohë sot ka pasur 1 mijë e 75 raste të reja dhe ky është lajm i mirë për italianët pasi një shifër kaq e ulët nuk shënohej prej 10 marsit, apo 2 muaj më parë tashmë prej pandemisë.
Bilanci tashmë është 213 mijë të infektuar nga të cilët, 85 mijë e 231 të shëruar.