The Guardian ka bërë një përmbledhje të COVID-19 në Europë duke parë diferencat e mëdha në shifra mes vendeve të pasura të Europës Perëndimore dhe atyre Qendrore apo Lindore.
Britania, Spanja, Italia, Franca apo Gjermania janë vendet që pasojnë SHBA-në sa i përket bilancit tragjik të COVID-19 me mijëra të vdekur dhe të infektuar. Ndryshe është situata në Europën Qendrore me Austrinë dhe Sllovakinë që kanë pak viktima dhe tashmë janë në rihapje e sipër.
Akoma më pak e goditur është Europa Lindore disa prej të cilave si Bjellorusia nuk kanë marrë as masa për t’u mbrojtur nga COVID-19. Por kjo tezë mund të bjerë poshtë nga Turqia dhe Rusia. Të dyja vendet qëndrojnë mes 10 vendeve ku është përhapur më shumë COVID-19 si dhe tek kjo e fundit po shënohen mbi 10 mijë raste ditë për ditë.