Presidenti amerikan rikthehet me kritikat ndaj Kinës. Donald Trump deklaroi se Kina favorizoi përhapjen e koronavirusit në nivel ndërkombëtar për të destabilizuar ekonomitë konkurruese, gjatë një interviste për “The Wall Street Journal”.
“Është e mundur që përhapja e pandemisë të jetë dashur”, shpjegoi Trump.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se Kina mund të ketë pasur arsyet e veta ekonomike për të krijuar mundësinë që virusi të përhapet përtej kufijve të vet.
Trump thekson se nuk ka asnjë informacion të Inteligjencës në lidhje me këtë deklaratë të tij dhe se ajo që thotë është ide e tij.