Bursat europiane përfunduan sot njëzëri në vlerat më të ulëta, në një seancë pritjeje, ku pasiguritë në lidhje me gjendjen shëndetësore këtë herë morën përparësinë mbi efektet e politikave mbështetëse.
Bursa e Frankfurtit, e ndikuar rëndë nga rënia e ofruesit të shërbimit të pagesave “Wirecard” (-61,82%), humbi me -0,81%, ndërsa Parisi ra me -0,75%, Londra -0,47%, Milano -0,51% dhe Madridi -1,18%.
“Shqetësimet për shëndetin kanë tronditur besimin e tregut”, tha David Madden, analist në CMC Markets.
Edhe tregjet amerikane të aksioneve nuk u paraqitën në formë të shkëlqyer.
Mesatarja industriale e Dow Jones ra me -0,40%, ajo e indeksit të gjerë S&P 500 me -0,29% dhe Nasdaq me -0,02%.
Shqetësimet për evolucionin e pandemisë mbeten akute në disa vende të planetit, përfshirë Azinë Juglindore, Indinë dhe madje edhe SHBA-në, ku 20 000 raste të reja vazhdojnë të zbulohen çdo ditë.//