Janë publikuar pamjet e para nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.5 të shkallës rihter në Meksikë
Videoja tregon momentet e tmerrit te qytetarët, të cilët siç duket kanë dalë në rrugë të shokuar.
Tërmeti me magnitudë 7.5 të shkallës rihter ka pasur si epiqendër shtetin e Oaxaca në Meksikë.
Ende nuk ka informacione për të lënduar apo dëme materiale. Sipas EMSC, lëkundjet ishin me thellësi 10 km. Intensiteti i lëkundjeve, sipas EMSC ishin të shkallës ‘V’.