‘Ju nuk mund të fyeni kolegët, as të thoni fjalë të ndyra. Nuk mund ta ktheni këtë sallë në teatër. Përjashta!’.
Me këtë fjalë, mes breshërisë së duartrokitjeve të të gjithë të pranishmëve, zëvendëspresidentja e Dhomës së Ulët të parlamentit italian, Mara Carfagna, përjashtoi atë Vittorio Sgarbi, i nxjerrë jashtë me forcë në përfundim të spektaklit të tij të panumërt të pështirë e të papranueshëm.
Një pamje simbol e degradimit human e publik jo vetëm të Sgarbit, por të të gjithë klasës politike.
Një falënderim për këtë zonjë, Mara Carfagna, me të cilën politikisht nuk ndajmë gjithçka, por që sot – e jo vetëm sot – na kujtoi se çfarë do të thotë të respektosh e të mbrosh institucionet republikane.
E djathta e qendrës e shëndetshme, normale, institucionale ekziston.
Ka ende shpresë.