Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar autorizimin e ilaçit anti-viral Remdesivir për trajtimin e pacientëve me coronavirus në Bashkimin Evropian.
‘Remdesivir është medikamenti i parë për Covid-19 që rekomandohet për autorizim në BE’, tha EMA në një deklaratë.
Ilaçi i cili injektohet në mënyrë intravenoze, ka ndihmuar në përmirësimin e gjendjes së personave të prekur me Covid-19.
Ilaçi funksiononte më mirë kur i jepej pacientit që në fazat e hershme të infeksionit.
Ndërsa shumë vende vazhdojnë të vuajnë si pasojë e pandemisë, interesi për medikamentin ka qenë i lartë pasi nuk ka ende një kurë të aprovuar apo vaksina parandaluese.
Testi i fundit mbi remdesivir tregoi se, ilaçi uli me 31% shtrimin në spital të pacientëve, kundrejt atyre që kishin marrë një trajtim placebo.
Studimet sinjalizojnë se kjo kurë ka më shumë efikasitet kur merret në fazat e para të infeksionit.