Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE më 1 korrik kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut planifikohen të hapen - dhe kush do të ndalohet.
Ekzistojnë dy lista, një për ato që do të pranohen, dhe një për ato që nuk do të lejohen.
Lista tashmë ka ngjallur polemika pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara - vendi i prekur më keq në të gjithë botën nga COVID-19 me më shumë se 2.4 milion raste, është në listën e fundit.
Të enjten, zyrtarët evropianë nuk arritën të marrin një vendim se për cilët shtete do të ndalohet nga hyrja pasi të hapeshin kufijtë e jashtëm të bllokut dhe një diplomat i BE që i tha Euroneës se zyrtarët "nuk mundën të arrinin një marrëveshje" dhe se bisedimet do t’i vazhdojnë të premten.
Euronews ka marrë, nga burimet diplomatike të BE-së, listën e plotë të vendeve për të cilat do të jenë të hapura kufijtë e Evropës, dhe mund të konfirmojë atë që raportoi të mërkurën se Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia me të vërtetë që nuk janë në listën e aprovuar.
Burimet gjithashtu hodhën në dyshim datën e rihapjes së kufijve më 1 korrik, pasi nuk do të arrihet në kohë marrëveshja.
Lista e plotë e vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Evropë, sipas draft listës, është si më poshtë:
Qyteti i Vatikanit
Monaco
Mali i Zi
Andorra
Serbia
Bosnja dhe Hercegovina
Ukrainë
Shqipëri
Turqi
Kosovë
Republika Popullore Demokratike e Koresë
Turkmenistan
Vietnam
Kinë
Tajlandë
Myanmar
Mongoli
Japoni
Korea e jugut
Gjeorgji
Butan
Liban
Indonezi
Uzbekistan
Indi
Taxhikistan
Kazahstan
Palau
Zelanda e Re
Australi
Dominica
Bahamas
Shën Lucia
Uruguay
Xhamaika
Kubë
Guyana
Paraguaj
Venezuela
Nikaragua
Kosta Rika
Kanadë
Angolë
Tunizi
Namibia
Uganda
Mozambik
Mauritius
Zambia
Ruanda
Etiopi
Marok
Algjeri
Egjipt
Burime diplomatike gjithashtu aluduan në Euroneës se ka mosmarrëveshje midis kombeve për kriteret që duhet të përdoren për këtë vendim, me disa duke mbajtur parasysh që të dhënat në lidhje me normat e COVID nuk janë të besueshme. Ata po kërkojnë që ECDC, agjensia e BE për parandalimin e sëmundjeve, të dalë me më shumë detaje, thanë burimet, duke shtuar se listat do të rishikohen çdo dy javë.
Kur u dhanë udhëzimet e BE dy javë më parë zyrtarët thanë se lista do të merrte parasysh shkallën e infeksionit në vendet në fjalë. Kriteret bazohen në të dhënat epidemiologjike dhe në kohën kur na është thënë që 47 vende ishin në listën e vendeve të pranueshme dhe 54 kombe në listën e ndaluar. Nga burimet në Bruksel të enjten tani ka 54 shtete në listën e pranueshme të draftit, dhe është e qartë se këto numra mund të vazhdojnë të luhaten.
Në cilën listë është Britania e Madhe?
Në asnjërën. Sipas Komisionit Evropian, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit (31.12.2020).